
Armando Broja bëri ditën e djeshme debutimin e tij me Vitessen në kampionatin hollandez. Skuadra e tij fitoi 0-1 në transfertë ndaj RKC Waalwijk, ndërsa sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 85-të.
Ditën e sotme Vitesse ka zhvilluar një test miqësor ndaj FC Utrecht me lojtarët që nuk u aktivizuan shumë gjatë sfidës së djeshme.
Ekipi verdhezi fitoi në këtë miqësore me rezultatin 1-2 dhe një nga golat u shënua nga Broja në minutën e 78-të duke çuar takimin në 0-2.
Sulmuesi shqiptar e nisi nga fillimi këtë ndeshje dhe kishte mjaft raste për shënim, por që u ndalën nga portieri.
Në minutat e fundit skuadra vendase ngushtoi shifrat, por në fund sfida u mbyll me fitoren e Vitesses 1-2.
Poll