Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Para sfidës me Tiranën, Kukësi merr lajmin e keq

Shkruar nga NEWSPORT
Para sfidës me Tiranën, Kukësi merr lajmin e keq

Kukësi do luajë me Tiranën të shtunë në 16:00. Sfida e "Elbasan Arena" vlen për javën e 28 të Superligës, ndërsa për verilindorët do jetë jashtë kësaj sfide mbrojtësi boshjnak, Numan Kurdic. 22 vjeçari  ka plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë, duke qenë mungesë e madhe në mbrojtjen e kuksianëve.

Trajneri Mirel Josa do duhet të bëjë pa të në prapavijë, teksa përballë kanë Tiranën e vendit të pestë. Me shtatë pikë më pak se bardheblutë, Kukësi ka shansin për t'u afruar me zonën europiane, teksa Superliga luan 8 duelet e fundit të sezonit. Me Kurdic që ka luajtur 11 ndeshje qysh prej kur u bashkua në janar me Kukësin, mbrojtja e bluve do duhet të ribëhet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga