Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë arritur në Belgjikë për të zhvilluar një takim me drejtuesin e Club Brugge. Tema e diskutuar është Charles de Ketelaere, talenti po ndiqet prej kohësh nga stafi i Milan dhe dëshirojnë shërbimet e tij sa më parë të jetë e mundur. Ditët në vazhdim do të jenë përcaktuese për të dyja palët.
Mesfushori 21 vjeçar belg, është një emër i përfolur shumë për një kalim të mundshëm në Milano, por për shërbimet e tij në garë janë dhe disa ekipe të Premier League. De Ketelaere është një prodhim 100% i akademisë të Club Brugge. Ai ka një total prej 90 ndeshjesh të luajtura me ekipin e parë ku ka arritur të shënoj 19 gola. Sezonin që lamë pas ai arriti ta mbyllë me 14 gola të shënuar në 29 ndeshje.
