Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

PAOK-u surprizon Kaçen, ja çfarë po ndodh me futbollistin

Shkruar nga NEWSPORT
PAOK-u surprizon Kaçen, ja çfarë po ndodh me futbollistin

Ergys Kaçe pritet të vijojë me PAOK, pas kthimit nga huazimi te çeket e Viktoria Plzen. Ditët e fundit është përfolur shumë për një lëvizje e tij në kampionatin shqiptar, por kjo pistë është hedhur poshtë nga menaxheri I lojtarit.

Përvoja e Ergys Kaçe në Çeki me Viktoria Plzen përfundoi para kohe dhe mesfushori po stërvitet përsëri me PAOK. Kaçe është formuar te akademia e PAOK dhe është pjesë e ekipit të parë prej 2010 ku ka luajtur për shumë sezone.

Futbollisti i Kombëtares po kalon një periudhë jo pozitive. Ai nuk u grumbullua nga Gianni De Biasi në sfidën e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, atë me Izraelin, ndërsa me Spanjën përfundoi në tribunë. Ergys Kaçe ishte pjesë e Kuqezinjve në fazën finale të Euro 2016 duke luajtur vetëm 28 minuta me Zvicrën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga