
Kur u duk se gjithçka po shkonte mirë për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj, një dëmtim ka ngritur peshë stafin e Brescias. Talenti kuqezi ka pësuar një dëmtim muskular në një nga ndeshjet përgatitore për sezonin e ri, duke trembur Brescias.
Mbetet të mësohet shkalla e dëmtimit të Ndoj, si dhe koha që i duhet për tu rikuperuar. Kujtojmë që Ndoj është një nga futbollistët më cilësorë te Brescia, ku me golat, asistet dhe formën e tij ndihmoi ekipin për tu ngjitur në elitën e futbollit italian pas shumë vitesh.
Poll