Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Organizim i jashtëzakonshëm për 100-vjetorin, klubi i TIRANËS fton të interesuarit: Ejani të bëheni pjesë e videoklipit

Shkruar nga NEWSPORT

Jo vetëm sukses në fushë, por edhe një punë e jashtëzakonshme në zyra nga zyrtarët e klubit të Tiranës që këtë vit festojnë 100-vjetorin e krijimit.

Pikërisht për këtë, bardheblutë kanë njoftuar për hapjen e audicioneve për videoklipin që do të realizohet në kuadër të këtij viti jubilar. Në lajmërimin e bërë në kanalin zyrtar thuhej:

"KF Tirana në kuadër të organizimeve për 100 vjetorin e krijimit të klubit, hap audicionet për videoklipin Tirana 100 vjet.

Ftojmë të gjithë sportdashësit të bëhen pjesë e xhirimeve të videoklipit të këngës së këtij viti jubile.

Të interesuarit për t'u bërë pjesë e këtij projekti artistik i mirëpresim pranë zyrave të Stadiumit "Selman Stermasi" në datat 1 dhe 2 Korrik nga ora 10:00-14:00, si dhe nga ora 17:00-19:00. #jemitirona"

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga