Erzeni po punon intensivisht për ndërtimin e skuadrës së plotë, që do jetë garojë në Abissnet Superiore. Në kuadër të punës, janë afruar disa lojtarë dhe të tjerë janë larguar.
Pjesë e suksesit që ktheu Erzenin në elitën e futbollit shqiptar pas 19 vitesh ishin dhe Isli Hidi, Ersil Ymeri, Orian Xhemalaj, Albi Xhebrahimi dhe Dritmir Beci. Të pestë këta lojtarë janë larguar. Në anën tjetër Dren Gashi u prezantua me të tjerë gjatë merkatos, po u largua para disa ditësh.
Kështu të gjashtë nuk do jenë pjesë e Erzenit në Superiore, teksa puna vijon për afrimin dhe ndoshta largimin e lojtarëve të tjerë.
Largimi i fundit Dritmir Beci ka postuar në rrjetet sociale:
Përshëndetje! Nga ky moment nuk jam më lojtar i Kf Erzenit. Desha të falenderoj stafin drejtues, tifozët dhe të gjithë shokët e ekipit që ishim si familje. Jam krenar për kontributin tim në realizimin e objektivave.
I uroj shumë suksese në vazhdim! Respekt.