
Olsi Teqja foli pas fitores 1-0 kundër Skënderbeut. Qendërmbrojtësi i Kamzës deklaroi për mikrofonin e Supersport:
"Ne bëmë një nisje të mirë të kampionatit. Më pas patëm disa ulje, me gabime të një pas njëshme. Këtë fitore dua t'ia dedikoj shokëve të skuadrës. Por, edhe kjo fitore nuk është se na ngroh pasi se s'kemi shumë kohë. Jemi betuar që do ta nxjerrim ekipin nga kjo situatë.
Me trajnerin Gjoka kemi bërë një pakt që jemi të gjithë në provë deri në janar. Besoj se e kemi kaluar provën. Drejtuesit duhet të jenë pak të kujdesshëm për të bërë afrimet e bëra. Unë kam besim se skuadra do të shpëtojë.
Besoj se e kemi diskutuar. Na duhet më shumë se një shok në skuadër. Dy-tre të mirë që të sakrifikojnë dhe të japin maksiumin për ekipin tonë. Ne kemi marrë shumë gola dhe kemi shënuar pak. E mira do të ishte të kishte përforcimet në të tre repartet.
Sot, pashë një Skënderbe mjaft cilësor. Ata sot sulmuan me 3-4 sulmues. Trajneri Shehi bëri gjithçka për të fituar. Sot, fitoi sakrifica. Unë dua të përgëzoj ekipin për këtë fitore.
Po ta shikosh, unë kam pësuar një dëmtim dhe jam futur gjithmonë para kohe. Asnjëherë s'jam rikuperuar i plotë, pasi organika nuk të lë që të qëndrosh shumë pushim", përfundoi ai.