Para dy sezonesh ishte një nga lojtarët që mbajti një peshë të madhe në rikthimin e titullit kampion. I pakalueshëm në prapavijë, Egzon Belica vlerësohet maksimalisht edhe nga drejtuesit e kuq. Ka qenë pikërisht drejtori i përgjithshëm Olsi Rama, i cili në një studio televizive qe shprehur:
"Belica nuk është vetëm lojtar i mirë. Për mua është një njeri i madh, një djalë fantastik". Ditën e djeshme, sfida kundër Apolonisë e fituar 3-0 nga kryeqytetasit ka qenë e 100-ta për shtatlartin nga Maqedonia e Veriut. Ai e cilëson Partizanin si një familje dhe në rrjetet sociale shkruan: "100 ndeshje, 100 beteja. Faleminderit familja Partizani".

Poll