
Florian Kamberi është në qendër të merkatos. Sulmuesi I Kombëtares zhvilloi nëntë ndeshje me Rangers, duke gjetur edhe një gol për ekipin që drejtohet nga Gerrard. Lojtari është I huazuar nga Hibernian, ndërsa kampionati skocez është pezulluar për shkak të Covid-19.
E ardhmja e 25 vjeçarit është në dilemë, ndërsa ofertat për të kanë qenë nga disa shtete. Së fundmi, Daily Records raporton se Hull City është vënë pas lojtarit, ndërsa Hibernian kërkon 150 mijë paund, aqsa e bleu nga Grasshopers. Pas Lech Poznan, edhe Hull City nga Championship kërkon shërbimet e lojtarit kuqezi. Kamberi ka shprehur dëshirën për të vijuar me Rangers, ndërsa vështirë se skocezët do paguajnë kartonin e lojtarit.
Poll