Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ofertë 30 milionë euro për dy lojtarët e Hellas Veronës, Napoli kërkon Amir Rrahmanin

Shkruar nga NEWSPORT
Ofertë 30 milionë euro për dy lojtarët e Hellas

Napoli po përgatit për një revolucion për sezonin e ri. Ecuria e dobët këtë sezon dhe problemet me lojtarët ka bërë që drejtuesit të mendojnë për disa largime të rëndësishme nga ekipi, por edhe për disa afrime.

Napoli ka kthyer sytë nga Hellas Verona për dy lojtarët që këtë sezon po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre. Bëhet fjalë për Ambrabat dhe mbrojtësin shqiptar Amir Rrahmani.

Kapiteni i Kosovës ka dhënë "ok" për transferimin e tij te Napoli, ndërsa tashmë presin të gjejnë marrëveshjen dhe me Ambrabat. Sipas mediave italiane, drejtuesit napoletan janë gati të paguajnë rreth 30 milionë euro për të marrë shërbimet e dy lojtarëve të Hellas Veronës në merkaton e verës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga