
Albano Aleksi është një nga lojtarët kryesor te Teuta. Mesfushori I ardhur nga Luftëtari ka bërë mjaft mirë te durrsakët duke qenë titullar i padiskuteushëm si me Shkmëbin, por edhe me Martinin. Në një prononcim për "Supersport", Aleksi ka folur për gjendjen e skuadrës, afrimet në merkato si dhe dëshirën për të fituar titullin kampion.
"Çdo fazë është e fortë dhe kjo na ka shërbyer për mirë. Grupi nuk ka pasur dëmtime thjesht ngarkesa nga stërvitja që kemi bërë. Shpresoj ta nisim mbarë këtë vit dhe të marrim fitore ndaj Laçit në ndeshjen e parë".
Martini? Si cddo trajneri ka mënyrë e vetë të të luajturit. Gjë e mirë është që morëm 2 fitore në dy ndeshjet e parë me të dhe u ngjitëm në renditje. Shpresoj ta nisim mbarë edhe këtë vit dhe ta mbyllim siç duhet".
Rinovimi i Kallakut? "Kallaku është një nga lojtar cilësor dhe ishalla ia bëftë zoti mbarë. Shpresoj që në fund të sezonit të ketë ofetra. Gomis? Sulmuesi matet me gola dhe të shikojmë në ndeshjet në vazhdim sa do të na shërbejë".
Objektivat? Si çdo ekip dhe ne kemi objektivat tona. T'i marim ndeshjet një nga një dhe të shikojmë në fund të sezonit. Më e rënëdisshmja është të shikojmë veten tonë dhe shpresoj pse jo të dalim kampion", u shpeh Aleksi.