Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Objektivi është ndryshuar rrugës", Bogdani skanon Kombëtaren: Nuk kemi pse të bëjmë rinovime, Broja dhe Kumbulla...

Shkruar nga NEWSPORT
"Objektivi është ndryshuar rrugës", Bogdani skanon

Kombëtarja shqiptare nuk arriti të fitonte në dy ndeshjet e fundit të Nations League. Kuqezinjtë barazuan pa gola 0-0 ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë duke zhgënjyer sërish. I ftuar në emisionin "Fair Play" me gazetaren Enkeleida Zeko", ish-sulmuesi I Kombëtares, Erjon Bogdani theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë objektiv në këtë grup.

"Shqetësuese është shumë mungesa e golit pasi kemi pasur përballje me kundërshtarë të dobët në letër. Kundër Lituanisë më pëlqeu loja por rezultati ishte zhgënjyes.

Unë mendoj që Kombëtarja duhet të përcaktojë objektivat. Përpara se të luheshin ndeshjet e grupeve, objektivi ishte vendi i parë, më pas Rejës i është kërkuar që të rinovojë skuadrën me elementë të rinj premtues për të ardhmen. Mendoj se po rinovojmë skuadrën dhe objektivat i kemi lënë pas. Nga krahu tjetër mendoj se nuk kemi çfarë të rinovojmë. Kur të luajmë me këto skuadra që kemi në grup nuk diskutohet jo vetëm loja por fitorja dhe vendi i parë. Objektivi ka ndryshuar rrugës".

Rinovimi i futbollistëve - "Nuk kemi ndonjë lojtar të madh në fund të karrierës, ne kemi lojtarë me eksperiencë lojtarë që ishin me Europian dhe janë në formë të mirë. Kurse individë të talentuar që luajnë me klube të mëdha si Broja apo Kumbulla duhet të jenë në kombëtare", përfundoi Bogdani.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga