
Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit dhuroi spektakël jo vetëm në fushën e blertë. Të dyja tifozeritë shpalosën banderolat dhe koreografitë përkatëse, teksa bindte në sy tribuna pas porte e bardhebluve që ishte totalisht e mbuluar. "Capital Crew" dhe "Fanatics" ishin kujdesur në detaje.
Grupimi "Capital Crew" ka publikuar edhe videon e "qëndisjes" së banderolës, tek të cilët duken personazhet e serialit Sympson që bëjnë tifo, sigurisht edhe ngjyrat bardheblu në të. Afro 1.400 metër copë është përdorur, teksa në pamje duket puna kolosale dhe me detaje e pikturimit të mesazhit.
Poll