Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Nxorri “vrer” kundër Albin KURTIT, Federata pezullon gjyqtarin e njohur

Shkruar nga NEWSPORT

Komisioni i Arbitrimit në Kosovë ka pezulluar gjyqtarin Qendrim Vata. Përmes një njoftimi për shtyp bëhet me dije që ai ka ofenduar kryeministrin Albin Kurti.

Një shkrim në rrjetet sociale ka penalizuar arbitrin e Superligës së Kosovës. Kjo çështje do të çohet në Komisioni i Disiplinës ku veç pezullimit, do të ketë edhe një masë ndëshkimore për gjyqtarin në fjalë.

“Komisioni i Gjyqtarëve në bazë të kodeksit të mirësjelljes për të gjithë anëtarët e FFK-së, e ku janë të përfshirë edhe gjyqtarët, ka vendosur masën e pezullimit për gjyqtarin Qendrim Vata, për shkak të deklaratës së tij në rrjetet sociale, me ç’rast ka bërë ofendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Njëherësh Komisioni i Gjyqtarëve lëndën e këtij rasti e delegon tek Komisioni Disiplinor i FFK-së, ku do të kërkohet edhe deklaratat e të lartpërmendurit.

Komisioni i Gjyqtarëve u bën thirrje të gjithë gjyqtarëve që të mos shprehin qëndrime politike, e aq më pak të shprehën në forma të tilla ofenduese për cilindo politikan apo institucion. Sporti është vetëm sport”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Arbitrave.

POSTIMI I GJYQTARIT:

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga