
Gjermania e nis në mënyrën më katastrofike këtë botëror, duke rikthyer “iluzionet” e Kupës së Botës në Rusi. Gjermania nuk arrit të rivalizonte Japonin e cila përmbysi shifrat në pjesën e dytë të takimit, duek marrë një fitore historike 1-2.
Mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan i cili arriti të realizonte golin e vetëm të takimit në pjesën e parë nga pika e bardhë e penalltisë, ka ndezuar situatën pas deklaratës së tij.
Deklarata:
“E bëmë shumë të lehtë për Japoninë. Sidomos goli i dytë, nuk e di nëse është shënuar ndonjë gol më i lehtë në një Botëror, kjo nuk duhet të ndodhë. Jemi këtu në Kupën e Botës. Mendoj se ne e dominuam lojën në pjesën më të madhe. Manu na shpëtoi një herë në pjesën e dytë, prandaj e kemi. Ne patëm disa raste të pabesueshme përpara dhe nuk shënuam të dytin. Mënyra se si u pësuan golat brenda tetë minutave ishte shumë e lehtë.
Kishte një mungesë besimi me topin në prapavijë. Mbajtja e topit, lëvizja, markimet. Dhe ne u mbështetëm shumë te topat e gjatë në pjesën e dytë. Dhe ato të shkurtra që luajtëm i humbëm shumë lehtë. Mendoj se jo të gjithë e donin vërtet topin. Ne e humbëm topin shumë shpesh dhe shumë lehtë.”