Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nuk do të luajë kundër Tiranës, reagon klubi i Vllaznisë dhe tregon të vërtetën për Endri Vrapin

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk do të luajë kundër Tiranës, reagon klubi i

Klubi i Vllaznisë sqaron situatën e mungesës së Endri Vrapit në ndeshjen kundër Tiranës që do të luhet të shtunën.

Përmes një deklarate për shtyp, klubi shkodran pohon se mbrojtësi vuan nga një problem shëndetësor dhe nuk bëhet fjalë për një kërkesë të tij për të mos luajtur kundër Tiranës.

"Klubi i Futbollit Vllaznia dëshiron të sqarojë gjithë opinionin sportiv shkodran por edhe më gjerë të vërtetën në lidhje me situatën e futbollistit Endri Vrapi. Ndryshe nga po komentohet orët e fundit në rrjetet sociale, nuk kemi të bëjmë me shprehjen e dëshirës së tij për të mos luajtur në ndeshjen me Tiranën. Sportisti mbrëmjen e së martës ka shfaqur probleme shëndetësore, shoqëruar me temperaturë shumë të lartë. Stafi mjekësor i ekipit e ka mjaftur nën kontroll atë këtë mbrëmje ndërkohë që paraditen e sotme ai i shoqëruar nga mjeku i ekipit Zyhdi Çoba ka udhëtuar drejt Shkodrës për të bërë ekzaminimet e duhura. Pasi i kanë bërë ato në ambjentet e Spitalit Rajonal, mjekët specialistë kanë konstatuar ftohje dhe bronkopneumoni të këtij futbollisti dhe për këtë arsye, i kanë rekomanduar pushim absolut për disa ditë. Çka do të thotë se ai e ka të pamundur të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj jave kundër Tiranës. Kjo është e vërteta në lidhje me situatën e këtij futbollisti dhe jo ajo çfarë është shkruar e thënë orët e fundit.Pavarësisht këtij fakti, skuadra është duke u përgatitur ashtu si duhet për ta kaluar me sukses këtë sfidë shumë të rëndësishme dhe në fakt nuk ka shumë rëndësi se kush do jetë në fushë sepse secili që do të aktivizohet, do të japë më të mirën e tij për fanellën kuqeblu", shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit të Vllaznisë.

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga