Javi Martines mund të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit. Mesfushori pas 8 sezonesh në Gjermani po mendon që të nisë një tjetër aventurë të re.
Minutat e pakta këtë sezon ka bërë që spanjolli të kërkojë për një skuadër të re. Kontrata e tij me kampionët e Gjermanisë skadon në vitin 2021 dhe Bayern Munchen nuk dëshiron ta humbasë me parametra 0.
Javi Martinez ka pësuar shumë dëmtime gjatë qendrimit në Munich dhe kjo e ka penguar që të shfaq të gjithë potencialin e tij.
Mediat gjermane e bëjnë të sigurt largimin e tij dhe mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e 31-vjeçarit.