
Milan Skriniar mund të largohet nga Interi. Mbrojtësi nuk është përshtatur në skemën 3-5-2 të Contes, çka ka çuar në uljen e nivelit të përformancave. Sipas Tuttosport, drjetuesit po mendojnë që pikërisht sllovaku të jetë ai që do sakrifikohet. Në të tilla kushte, do të siguroheshin para të nevojshme për ndonjë blerje të madhe. Bëjmë me dije se dy klubet e Manchesterit (United dhe City) kanë shfaqur interesim për të.
Skriniar ka zhvilluar 28 paraqitje këtë sezon në kampionat, ndërsa në grupet e Champions League ai ka luajtur në të gjitha ndeshjet.
Poll