
Armando Cungu kërkon me këmbëngulje një sulmues "pykë" me cilësi shumë të mira për sezonin e ri. Trajneri i pankinës shkodrane ka në dispozicion disa lojtarë në këtë repart, por ai i ka kërkuar drejtuesve të Vllaznisë që të afrojnë në skuadër edhe një futbollist në fazën ofensive, ku pritet të mbajë peshën e sulmit për sezonin e ri. Emra konkret nuk bëhen të ditur, por burime pranë klubit bëjnë me dije që janë në bisedime me disa lojtarë cilësorë. Në ditët në vijim priten zhvillime të reja në kampin kuqeblu, pasi përveç sulmuesit, do të afrohet në skuadër edhe një fantazist.
Poll