Korabi ka bërë shtatë afrime deri më sot, ndërsa pritet që të ketë akord me disa lojtarë nga sezoni i shkuar. Dje ka mbërritur në provë dhe braziliani Lelis, i cili luan në qendër të mbrojtjes. Ndërsa të hënën do të ketë të tjera përforcime në prapavijë.
Burime për “Newsport.al” bëjnë me dije se mbrojtësi i krahut të majtë, Besart Islamaj që është aktivizuar me Lirinë e Prizrenit do të afrohet për provë ditën e hënë. Veç tij, edhe qendërmbrojtësi i Horizont Turnovos, Arben Tafa, i cili ka qenë titullar në skuadrën që militon në Superligën maqedonase.
Islamaj dhe Tafa janë 23-vjeçarë, ndërsa trajneri Mërgjyshi do t’i ketë në provë këta elementë derisa të bindet se janë të vlefshëm për skuadrën e sezonit të ri. Korabi dëshiron të mbetet në elitë, ndaj drejtuesit e dhe stafi po punojnë maksimalisht për të përzgjedhur elementët më të mirë për të ardhmen.