Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Nuk na bërtiste kush po të bënim fitoren e 5-të", CUNGU: Kemi treguar që përballemi me çdo ekip

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk na bërtiste kush po të bënim fitoren e 5-të",

Pas 4 fitoreve radhazi, ekipi i Laçit i drejtuar nga tekniku Armando Cungu "bie" në "Elbasan Arena" ndaj ekipit të Partizanit. Të kuqtë fitojnë me rezultatin 1-0 duke u shkëputur kështu nga vendi i dytë. Pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e Supersport foli tekniku i kurbinasve, Armando Cungu.

"Ishin momente që mund të ndryshonim lojën. Ndoshta në 30 minuta e pjesës së parë u shfaqëm të frikësuar dhe kundërshtari arriti të merrte topin. Dhe shënoi gol. Në fakt është e pafalshme që të pësosh gol në situata të tilla. Kundërshtarin duhet ta izolojmë dhe

Më vonë u zgjuam dhe patëm disa raste të mira, mund të shënonim me anë të Xhixhës por futbolli i tillë është. E prisja të ishte një ndeshje e vështirë, megjithatë e kemi treguar që përballemi me çdo ekip. Sot me pak kujdes, mund të kishim shkuar drejt barazimit. Kishte Partizani një 30 minutsh të mirë, por më pas mund të them se kishim më shumë raste se Partizani", u shpreh Cungu.

"5 minutshi i parë ishte i mirë për ne, por më pas nuk ishim agresiv sa duhet dhe i dhamë liri kundërshtarit. Në fundin e pjesës së parë, ne rrezikuam dhe kishim momente shënimi të pastërta. Por nuk duhet të harrojmë që ishim të penalizuar dhe nga mungesat. Duhet të them se mbrojtësi 18 vjeçar Trokthi nga ekipi i të rinjve bëri një paraqitje të shkëlqyeshme. Jam jashtëzakonisht i kënaqur nga ai dhe ka vetëm komplimente.

A ishte ndeshja që dha provën e fundit se skuadra ka nevoj për lojtarë të rinj?

"Jam dakord që ekipi ka nevoj. E patë edhe vetë që fakti se marrim një 18 vjeçar do të thotë se alternativat nuk janë të duhurat. Të vish pas 4 fitoreve, nuk na bërtet kush po të bëjmë dhe të 5-tën. Ndoshta me pak më shumë kujdes dhe besim mund të kishim bërë më mirë", përfundoi Cungu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga