Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Nuk mori ftesë nga Kosova, Ermal Krasniqi: Jam i zhgënjyer, po kaloj formë të mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk mori ftesë nga Kosova, Ermal Krasniqi: Jam i zhgënjyer, po kaloj

Pavarësisht se po kalon një formë mjaft të mirë, Ermal Krasniqi nuk ka marrë ftesë nga trajneri i Kosovës, Franco Foda për dy ndeshjet miqësore, ku dardanët do të përballen me Armeninë dhe Austrinë.

Pikërisht për këtë temë, sulmuesi i Rapidit të Bukureshtit ka folur në një intervistë të dhënë për “RTV Dukagjini”. Krasniqi shprehet ndihet paksa i zhgënjyer nga ky vendim i trajnerit, por që e respekton këtë gjë.

“E kam pritur ftesën, por ky ka qenë vendimi i trajnerit. E respektoj. Kurdo që Kosova të ketë nevojë për mua jam i gatshëm. Deri tani nuk kam kontaktuar me trajnerin apo përfaqësues të FFK-së. Është mirë ta tregoj veten në ekipin ku po luaj dhe pastaj kur të vijë radha edhe te Kosova. Do të jap më të mirën gjithmonë. A jam ndjerë i zhgënjyer për mungesën e ftesës? Pak po. Tani jam në një moment shumë të mirë dhe kam statistika mjaft të mira për 9 ndeshje sa kam zhvilluar. Por ky është vendimi i trajnerit dhe e respektoj”, ka thënë ndër të tjera Ermal Krasniqi gjatë intervistës së tij.

Kujtojmë që 25-vjeçari u transferua nga Cluj te Rapidi i Bukureshtit në janar të këtij viti. Te Rapidi, Krasniqi u kthye menjëherë në lojtar kyç, me të cilët deri më tani ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar në 3 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga