
Shkodran Mustafi do të largohet nga Arsenali në fund të këtij sezoni futbollistik. Lojtari shqiptar do të dalë lojtar i lirë pasi atij i përfundon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm. Drejtuesit e "Gunners" nuk kanë ndërmend të rinovojnë, por edhe dëshira e Mustafit është të provojë një eksperiencë të re.
Sipas "Sport1", 28-vjeçari mund të përfundojë në Bundesligë pasi Eintracht Frankfurt ka shfaqur interes për shërbimet e tij. Atë e ka joshur idea për t'u rikthyer në Gjermani dhe duhet pritur fundi i sezonit për t'u konkretizuar një gjë e tillë. Duhet thënë që interes për shërbimet e tij ka edhe nga Italia, mirëpo fillimisht duhet mbyllur ky sezon futbollistik.
Poll