Mbrëmjen e djeshme në Londër është mbajtur dueli mes Tyson Fury dhe Derek Chisora. Një “luftë” e vërtetë ishte përballja mes dy boksierëve, ku në fund triumfoi Tyson Fury, i cili mbron kështu edhe titullin kampion në WBC, duke ruajtur kështu edhe rekordin e pathyeshmërisë.
Përveç raundit të parë, Fury nuk u vu asnjëherë në vështirësi, teksa pas rudnit të tretë sulmoi vazhgdimisht Chisorën duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi dhe rezistence.
Por përveç dominimit nga Tyson është dashur raudni i 10-të për të triumfuar, ku kundërshtari, Chirosa nuk mundi dot të vazhdonte betejën. Në këtë mënyrë Tyson në betejën e radhës do të ketë një tjetër rival “big”, teksa do duelojë ndaj ukrainasit Usyk.
Poll