
Teuta - Partizani ishte programuar të luhej të mërkurën në orën 16:00, por klubi i kuq ka zyrtarizuar axhendën që duket se ka ndryshuar. Kjo sfidë është zhvendosur të zhvillohet në orën 13:00 në stadiumin "Niko Dovana".
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ky takim të luhet nën dritën e diellit dhe jo atë të prozhektorëve. Të dy ekipet vijnë në këtë takim pas ndryshimeve në pankinë. Te "Djemtë e Detit" është emëruar në krye Edi Martinin, ndërsa kampionët do të drejtohen përkohësisht nga Renaldo Kalari.
Poll