
Andre Onana u largua nga Interi dhe u transferua te Manchester United në merkaton e verës. Një transferim që duket se nuk po kënaq drejtuesit anglezë.
Gardiani i portës ka zhgënjyer në ndeshje të rëndësishme dhe tashmë drejtuesit kanë nisur të mendojnë për një tjetër alternativë. Në radarin e tyre ka përfunduar sërish një portier që luan në Serie A.
Këtë herë bëhet fjalë për Provedel që mban veshur fanelën e Lazios. Kontrata i përfundon në qershor të vitit 2027 dhe tashmë “djajtë” po shikojnë alternativat për transferimin e tij. Nga mediat italiane bëhet me dije se çmimi i gardianit të Lazios është 35 milionë euro dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.
Poll