
Shkëndija e Tetovës ka nisur prej ditësh përgatitjet për dy ndeshjet e para kualifikuese të Champions League. Skudra shqiptare do të përballet me Nome Kaljun në raundin e parë dhe ka nisur të mendojë dhe për afrimet në skuadër. Pasi nuk mund të siguronin shërbimet e Sabjen Lilaj që firmos në Izrael, klubi i Shkëndijës ka hedhur sytë nga rivali i tyre, Vardari.
Siç njoftojnë mediat maqedonase, Shkëndija ka arritur marrëveshjen me mesfushorin brazilian Huan Felipe, i cili është një nga lojtarët kyç të kësaj skuadre. Braziliani ka një CV të pasur pasi ka luajtur me Kairat në Azerbajxhan, CSKA Sofia dhe disa skuadra të tjera në Brazil dhe luan si mesfushor qëndre. Me këtë goditje, skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, jo vetëm përforcon skuadrën për ndeshjet e Champions League, por njëkohësisht dobëson dhe rivalin e saj duke i marrë lojtarin më të mirë.