Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Nuk është në planet e mia, të largohet", trajneri i njohur "i jep duart" lojtarit të Kombëtares kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT

Florian Kamberi nuk po kalon momente të mira në karrierë. 24 vjeçari u huazua në janar te Rangers nga Hibernian, ndërsa është rikhyer te klubi që I zotëron kartonin, pasi gjigantët e Skocisë nuk vendosën për të blerë kartonin e 24 vjeçarit.

Për këtë situatë ka folur edhe trajneri I Hibernian. Jack Ros ka treguar se Kamberi nuk është në planet e tij, ndërsa do jetë mirë që të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë mes palëve në mënyrë që ai të largohet, duke u sistemuar në një klub të ri.

"Ai mbetet një lojtar i Hibernian sepse ka kontratë me klubin edhe për një tjetër sezon, por Kamberi nuk është në planet e mia të parasezonit  për të luajtur. Ai nuk bën pjesë në planet e mia për sezonin e ardhshëm, kështu që në duhet të gjejmë një zgjidhjë për të dyja palët sa më shpejt të jetë e mundur. Sa më shpejt që të mbyllet, aq më mirë për Florianin si lojtar dhe për ne si klub"- u shpreh Jack Ros për  lojtarin e Kombëtares, që ka interes ka elita e futbollit zviceran.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga