Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Nuk e meritoja largimin nga Tirana”, Imami flet për “divorcin” me bardheblutë: Uroj që të fitojnë titullin dhe Skënderbeu të arrijë në Europë

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk e meritoja largimin nga Tirana”, Imami flet për

Eni Imami është kthyer në një nga lojtarët e rëndësishëm te Skënderbeu. Mbrojtësi i majtë u larguar nga Tirana në merkaton e janarit për të firmosur në Korçë. Në një prononcim për “RTSH Sport”, Imami është shprehur se ndalesa e kampionatit erdhi në momentin më të mirë të tyre. Gjitashtu, mbrojtësi foli edhe për largimin nga Tirana që sipas tij nuk meritonte, por ka uruar bardheblutë që të fitojnë titullin kampion.

“Pas dy muajsh pushim nmezi po e prsinim këtë rikthim. Deri tani nuk kemi pasur probleme me dëmtimet dhe uroj që deri në fund të vazhdojmë kështu. Kjo ndalesë është njësoj për gjithë pasi kanë qendruar pushim, por mendoj se erdhi në momentin e gabuar pasi ishim në formë së bashku me Tiranën.

Mua më vjen mirë që Tirana është aty, më erdhi keq për mënyrën se u largova pasi nuk e meritoja dhe doja të isha pjesë e skuadrës. Jam i lumtur që jam te Skënderbeu, kam gjetur një ambient të qetë. Uroj që Tirana të fitoj titullin dhe ne të kapim Europën”.

Stërvitja? “Për ne që kemi qenë në Tiranë pasi dihej që Tirana është vendi më i infektuar dhe kjo na ka penalizuar. Mesa po shikoj këto ditë është një mungesë rimti, jemi pak të surprizuar pasi as vetë nuk e prisnim që do të ishim kaq mirë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga