
Lacio afrojë në merkaton e janarit dy lojtar shqiptar. Valon Berisha dhe Riza Durmishi ishin dy blerjet e Igli Tares, por aventura e tyre në kampionatin italian nuk po shkon siç duhet. Të dy lojtarët kanë pësuar dëmtime të shumta dhe nuk po arrijnë të gjejnë vazhdimsinë. Riza Durmishi u ble për 6.5 milionë euro nga skuadra e Betis, por siç raportojn mediat italiane është pranë rikthimit në kampionatin spanjoll.
Lacio po mendon për huazimin e lojtarit dhe skuadra me e interesuar është ajo e Celta Vigos që dëshiron shërbimet e tij. 25 vjeçari do të luajë për pjesën e mbetur të sezonit në Spanjë ndërsa ngelet për tu përcaktuar nëse do të jetë një huazim i thjesht apo Celta Vigo do të ketë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.