
Arbër Çyrbja ishte padyshim njëriu i momentit te Kukësi në fazën përgatitore në Turqi. Mesfushori durrsak ishte autori i 3 golave në 3 ndeshje mqiësore që Kukësi luajti gjatë qendrimit në tokën turke. Në një prononcim për "SuperSport" Çyrbja flet për afrimet e reja në skuadër si dhe për presionin e fitimit të titullit kampion.
Afrimet e reja në skuadër? "Janë djem dhe gjithashtu edhe lojtarë shumë të mirë. Falë Zotit, të gjitha ndeshjet dolën shumë mirë, dhe dhuruam një lojë të mirë."
Gara për titullin kampion? "Të gjitha ekipet janë njësoj, jemi shumë afër, por besoj se deri në fund do ia dalim."
Presioni?"Si çdo ekip që pretendon kampionatin, domosdo ka pak presion, mendoj se është një presion normal për këtë situatë.