Laçi-Bylis do të jetë një nga ndeshjet e javës së 28-të të Kategorisë Superiore. Takimi do të luhet ditën e diel në orën 16:00 me dy ekipet që do të kërkojnë fitoren. Vendasit vijnë në këtë ndeshje pas 3 humbjeve dhe një barazim në kampionat e Kupë, ndërsa Bysli nga një barazim dhe humbjen nga Partizani.
Ballshiotët përmes një postimi në faqen zyrtare kanë "kërcënuar" Laçin duke u shprehur se do të udhëtojnë në transfertë me kokën lartë për t'u rikthyer te fitoret. Bylis ndodhet në vendin e 8-të që është edhe zona e "Play Out" dhe do të kërkojnë të marrin rezultat pozitiv pasi Skënderbeu ndodhet vetëm 3 pikë larg në vendin e 9-të.
Postimi i Bylisit:
Një tjetër transfertë! Udhëtojmë me kokën lartë për t'iu rikthyer fitoreve!
