
Enis Bardhi ka lënë pas Covid-19 dhe do bashkohet me Maqedoninë e Veriut. Ylli i Levantes në La Liga prej ditësh qëndronte në izolim, duke mos u bashkuar dot me skuadrën kombëtare për përgatitjet në lidhje me Euro 2020.
Trajneri Angelovski ka konfirmuar rikthimin e lojtarit mesfushor, tetë ditë nga përballja historike me Austrinë. Kështu, në fazën finale të Euro 2020 do jetë një tjetër lojtar shqiptar, që pritet të mbajë peshën e skuadrës. Bardhi sot ka qenë në drekë me skuadrën, duke konfirmuar prezencën në skuadër.
Poll