Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Një tjetër futbollist shqiptar mund të transferohet në Seria A në merkaton e janarit

Shkruar nga NEWSPORT
Një tjetër futbollist shqiptar mund të transferohet në Seria

Quhet Emanuele Ndoj dhe është futbollist i ekipit të parë të Brescia-s. Për këtë të fundit kanë shfaqur interes disa prej ekipeve të Seria A, të cilat kërkojnë shërbimet e mesfushorit shqiptar. Aktualisht, ai luan rregullisht me Brescian në Serinë B dhe po ndiqet me interes nga klube e mëdha. Konfirmimi ka ardhur nga administratori i përgjithshëm i këtij klubit, Rinaldo Sgramol.

Lajmin për një transferim të mundshëm të mesfushorit tek  Genoa e ka bërë të ditur administratori i përgjithshëm i Brescia-s, Rinaldo Sgramol, i cili ka thënë: " “Interesimi i Genoas Ndojin është konkret. Shpresoj që të gjithë të qëndrojnë deri në fund të sezonit këtu, edhe nëse arrijmë t’i shesim në janar, por nuk mund të garantoj asgjë”, deklaroi ai për mediat italiane.

Ndërsa vetë lojtari për këtë kalim të mundshëm të Genoa ka thënë: “Shpresoj që në vitin e ri të gjej edhe më shumë hapësira pasi kur hyj në fushë dua të përmirësohem gjithmonë. Merkato? Kënaqesh kur dëgjon gjëra të tilla, por nuk di asgjë për merkaton. Unë mendoj vetëm për të bërë sa më mirë me fanellën e Brescias”, tha Ndoj për mediat italiane.

[gallery columns="1" size="full" ids="68204"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga