Qazim Laçi është futbollisti shqiptar i cili aktivizohet me AC Ajacio në ligën e dytë franceze. Mesfushori 23 vjeçar ka gjetur golin ditën e sotme, në sfidën ndaj Rodez, në minutën e 55, të takimit. Goli i ish kapitenit të shpresave ka ndihmuar ekipin, për të marrë një fitore me shumë vlerë dhe tashmë gjenden në vendin e parë, me 25 pikë.
Ky është goli i parë për Laçin me ekipin e Ajacio në këtë sezon. Ecuria pozitive e futbollistit është një sinjal, për teknikun Edi Reja për të hedhur sytë në të ardhmen nga mesfushori 23 vjeçar.

Poll