
Marash Kumbulla bëri debutimin me Romën mbrëmjen e djeshme në barazimin 2-2 që skuadra e tij mori ndaj Juventusit. Qendërmbrotjësi shqiptar pasi firmosi dy javë më parë tashmë ka fituar një vend titullari dhe paraqitja në fushë ishte nga më të mirat. Mediat italiane pas këtij takimi kanë bërë edhe vlerësimet me Kumbullën që ka rezultuar si më i miri nga mbrojtësit e Romës, por edhe një nga më të mirët të skuadrës kryeqytetase së bashku me Veretout dhe MKHITARYAN.
Tuttomercatoëeb: Kumbulla 6 - Një fije emocionesh, e kuptueshme nëse mendojmë se po flasim për një debutim të një lojtari të vitit 2000 në Olimpico kundër Juve. Megjithatë, ai nuk tradhton: i promovuar, kundër një sulmi të rrezikshëm si ai i Juventusit.
Calciomerkato: Kumbulla 6.5: Debutimi emocionues për "kumbullën" (është përkthimi i mbiemrit të tij) por gjigandi shqiptar nuk bën tolerime ndaj çiftit Ramsey-Kulusevski dhe nuk kursen rrugën e vështirë kur loja e kërkon atë. Nga të tre prapa në mbrojtje është më i sigurti, më pak i shqetësuari. Një fillim i mirë për blerjen e parë të Dan Friedkin.
Eurosport Italia: Marash KUMBULLA 6.5 - Provon se ai mund të thotë fjalën e tij edhe në një ekip të shkëlqyeshëm. I sigurt, i kujdesshëm, me pak hezitim.