Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Një nga më të mirët në fushë, Cobbinha tregon sekretin: Nuk zhdukem nga fusha, kryesojmë me meritë kampionatin

Shkruar nga NEWSPORT
Një nga më të mirët në fushë, Cobbinha tregon

Tirana arriti të fitonte me përmbysje ndaj Kukësit me rezultatin 1-2. Një fitore që i ngjit bardheblutë në krye duke kaluar Kukësin. Në fund të ndeshjes për "Supersport", ka folur dhe Cobbinah një nga lojtarët më të mirë në fushë që dha asistin për golin e dytë.

"Ky është sezoni im i dytë në Superligë dhe jam mësuar me ambientin me sistemin dhe prandaj jam në formë të mirë. Përsa i përketë skuadrës jemi rikthyer dhe kryesojmë me meritë kampionatin.

Nuk është e vërtetë që unë zhdukem nga fusha, por çdo lojtar lodhet në fushën e lojës dhe pastaj rikthehem sapo marrë energjitë e duhura dhe kjo zhdukja nuk është e tillë.

Të them të drejtën duhet të stërvitesh me ne që ta kuptosh dhe nuk është se lodhem, por loja ka ato të veta që duhet të përshtatesh dhe pastaj të ndëshkosh kundërshtarin. Nuk mund të ndajë as Muçin as Ngoo pasi të aftësit e tyre ndërthuren me skuadrën. Muçi bëri punën e tij pastaj edhe Ngoo hyri në fushë dhe bëri pjesën e tij. Nuk mund t'i ndajë pasi janë që të dy të rëndësishëm dhe pjesë e skuadrës".

Derbi? "Ajo që mund të them është që nuk mund jap deklarata nëse do të fitojma apo shënojmë pasi dihet specifika e derbit. Ajo që mund të them që jemi në formë të mirë dhe sot mbaruam punë me Kukësin. Do të vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës dhe t'i marrim ndeshjet një e nga një siç kemi bërë deri më tani", u shpreh Cobbinah.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga