
Marash Kumbulla është një nga zbulimet e këtij sezoni në Serie A. Qendërmbrojtësi shqiptar në sezonin e parë në kampionatin italian ka treguar gjithë talentin e tij dhe ka bindur shumë të mëdha me paraqitjet e tij.
Janë të shumtat ekipet që e duan në skuadër për sezonin e ardhshëm, ndërsa vetë lojtari nuk ka vendosur ende. Hellas Verona "fërkon" duart pasi vlera e tij në merkato është rritur shumë dhe pritet të përfitojë shumë nga shitja e tij.
Siç raporton "Corriere di Verona", skuadra veroneze e vlerëson rreth 30 milionë euro kartonin e tij në merkato. Për këdo skuadër që do të kërkojnë shërbimet e mbrojtësit shqiptar duhet të paguajë të paktën 30 milionë euro. Napoli, Inter, Juventus, Everon City e United janë "rreshtuar" në garë dhe në verë pritet një ankand për një lojtar në fillimi të sezonit kushtonte rreth 100 mijë euro.