
Endri Çekiçi është një nga lojtarët shqiptar më në formë në Turqi. Mesfushori pogradecar është pjesë e Ankaragucu në Superligën turke dhe sot ndihmoi në fitoren që mori skuadra e tij. I ftuar në emisionin "Zona Gol", Çekiçi u shpreh se nuk është ndjerë mirë që nuk është grumbulluar nga Kombëtarja, por beson se ftesa do të vijë shumë shpejt.
"Mendoj se nëse eci me këto ritme do të vij edhe ftesa në Kombëtare. Nuk kam pasur ende bisedime me trajnerin e Kombëtares. Jam ndjerë keq që nuk isha grumblluar për ndeshjet e muajit mars, por shumë shpejt do të vijë ky moment".
Kampionati më I preferuar? Dëshira ime më e madhe ka qenë gjithmonë që të luaj në Spanjë".
Poll