
Partizani nuk e ka mbyllur ende merkaton, dhe këtë e ka bërë të qartë vetë trajneri Skënder Gega disa herë gjatë intervistave të tij ditët e fundit.
E mesa duket te të kuqtë po bëhet gati një tjetër afrim interesant. Në kampin e Partizanit mësohet të ketë mbërritur një lojtar shqiptar nga Belgjika. Bëhet fjalë për Kevin Aliaj, 19-vjeçari nga Ballshi por i formual si futbollist te Union St. Gilloise dhe më pas Royal White Star në kategoritë e ulëta në Belgjikë.
Së fundmi duket se talenti i ri ka vendosur të provojë një aventurë në vendlindje, me Partizanin që është zgjedhur si opsioni më i përshtatshëm. Ai do të kryejë disa ditë provë te të kuqtë, në përpjekje për të bindur trajnerin Gega për aftësitë e tij, e më pas mund të procedohet me nënshrimin e një kontrate për sezonin e ri.
[gallery columns="1" size="full" ids="268810"]