Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Një malazez gati të firmosë me Apoloninë

Shkruar nga NEWSPORT

Fierakët gjatë ditëve të fundit po provojnë shumë lojtarë, vendas dhe të huaj, të cilët janë kandidatë potencialë për të marrë vendin e të larguarve, të cilët ishin me moshë të madhe. Klubi dhe stafi teknik po vëzhgojnë të rinjtë e ardhur, ndërsa kjo do të jetë java vendimtare për t’iu dhënë përgjigje të gjithë të ardhurve gjatë javës së shkuar.

[caption id="attachment_16446" align="alignleft" width="300"]Danijel Zindovic Danijel Zindovic[/caption]

Por, më afër firmës duket malazezi Danijel Zindoviç. Futbollisti i Malit të Zi U-21, i cili është vetëm 20 vjeç dhe që luan në krahun e majtë të mbrojtës, duket se do të kalojë me sukses provën. Ai do të vëzhgohet nga tekniku Elidon Demiraj edhe për disa ditë, ndërsa do të përcaktohet e ardhmja e tij, e cila duket se do të jetë fierake.

Zindoviç ka luajtur në Superligën malazeze me Grbajl, ndërsa është i lirë. Ai ndodhet prej një jave në fier. Veç malazezit, edhe dy brazilianët e ardhur pak ditë më parë duket se do të firmosin në Fier, ku klubi bardhejeshil mësohet se deri më sot ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga