Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Një letër dashurie nga tifozët, dhuratë për Tiranën në ditën e Shën Valentinit: Një ditë prapë bashkë

Shkruar nga NEWSPORT
Një letër dashurie nga tifozët, dhuratë për

Marrëdhëniet ndërmjet tifozëve të Tiranës dhe klubit bardheblu vijojnë të mbeten të "ngrira". Mbështetësit e 24 herë kampionëve të Shqipërisë kanë bojkotuar skuadrën, pas vendimit nga presidenca bardheblu që Partizani t'i luajë ndeshjet si pritës në stadiumin "Selman Stërmasi". Megjithatë në një ditë të veçantë siç është "Shën Valentini", tifozët kanë shkruar një letër dashurie për ekipin e tyre të zemrës, teksa tashmë qarkullon në rrjetet sociale.

"Sot të them që të dua shumë si çdo ditë tjetër të jetës sime. Më mungon aq shumë saqë jeta ime pa ty në këto momente ka humbur kuptimin e saj. Më vjen keq që s'jam pranë teje. Ndihem i vetmuar, por nga rrethanat u detyrova të largohem nga ti, jo për fajin tënd, por për fajin e atyre që nuk e lejojnë këtë dashuri kuptimplotë. Do vijë një ditë që ne të dy do bashkohemi prapë e do jemi përsëri të lumtur siç kemi qenë gjithmonë. Ti më prit se unë do të kthehem një ditë. Të dua përgjithmonë o Tiron", shkruajnë tifozët bardheblu për skuadrën e Tiranës.

[gallery columns="1" size="full" ids="82653"]

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga