Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Një kampion Shahu nga Roskoveci

Shkruar nga NEWSPORT
Një kampion Shahu nga Roskoveci

Landi Pasku është një nga sportistët që ka mbajtur lart flamurin shqiptar në shah. Pasku vjen nga Roskoveci, teksa fitoret për të janë bërë të zakonshme.

Landi vjen nga një familje që shahu është sporti i preferuar, nga familja PASHKU janë siguruar 20 kupa e trofe të ndryshëm. Përvec Landit, Sotiraqi dhe Roela janë pjesëtarët e tjerë të familjes që merren e shah.

“Kohë më parë përfundoi Kampionati Kombëtar i Shahut dhe Landi Pasku, lindur e rritur në qytetin e Roskovecit, zuri vëndin e parë:  Kampion i Shqipërisë 2022. Edhe më parë ka qënë i njëjti Kampion: Landi Pasku.

Me ekipin familjar të shahut ''Pasku'' Sotiraq, Landi, Roela, Shqipëria ka marr 20 kupa e trofe të ndryshme. Disa fitore të Landit janë:

Kampionati i Shahut Blitz, ku shahisti roskovecar u shpall kampion për të gjashtën herë. Në turneun ''Adem Jashari'' përsëri zuri vëndin e parë etj, etj, etj. Por qershia mbi tortë kanë qënë dy fitoret e fundit radhazi të viteve 2021, 2022. Edhe këtë vit jemi tepër optimist dhe të sigurt, se do të jetë i njëjti kampion: Landi Pasku.

Mjeshtri i shahut profesionist ka bërë krenar çdo shqiptar dhe aq më shumë çdo roskovecar. Landi Pasku është trainier i ekipit ''Tirana'' dhe profesor shahu në disa shkolla të kryeqytetit.

Shahisti i shkëlqyer profesionist nga qyteti i njërzve të shquar i Roskovecit, tashmë ka arritur përfaqësimin e Shqipërisë në majat më të larta të sportit të shahut europian, duke u ndeshur e rrëmbyer fitore shahistëve më me zë të kontinentit.

Si gjithmonë, suksese të mëtejshme në kampionate dhe në aktivitete të ndryshme shahistike Landi Pasku!”, ka shkruar gazetari i njohur Flamur Cepele.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga