
Adamou Moussa Issa është përforcimi i bujshëm i skuadrës së Flamurtarit në Superligën e Kosovës. Sulmuesi nigerian ka arritur marrëveshjen me kuqezinjtë dhe sipas "GazetaOlle", tashmë pritet të zyrtarizohet gjithçka.
Ish-lojtari i kombëtares së Nigerisë është aktivizuar tre vjet më parë me përfaqësuesen e tij ku ka shënuar një gol në katër ndeshje të luajtura. 24-vjeçari shihet si një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme tekniko-taktike. Tashmë vlerat e tij duhet t'i tregojë edhe në skuadrën e Flamurtarit të Kosovës.
Poll