
Shkodran Mustafi nuk po kalon muaj të mirë në Bundesligë. Mbrojtësi i Schalke 04 ka disa oferta për t'u larguar në verë, teksa veç Genoas nga Serie A kërkohet edhe nga katër klube turke. Bild bën me dije se shqiptari do largohet nga skuadra e Bundesligës, edhe nëse Schalke ia del të mbijetojë këtë sezon.
Ish-lojtari i Sampdorias, Valencias apo Arsenal duket se do ndërrojë skuadër dhe kampionat, ndërsa forma e tij ka ardhur duke u ulur në fushë. Lojtari që u shpall kampion Bote me Gjermaninë në 2014, sheh që prej vitesh të mos jetë më pjesë e Panzerave.
Poll