Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nisin përgatitjet, Korabi iu jep fund pushimeve

Shkruar nga NEWSPORT

Korabi është skuadra më e re në Superiore, por drejtuesit po përgatisin një grup që ky ekip të mos jetë kalimtar në Superiore. Financat tashmë janë siguruar, ndërsa kanë nisur kontaktet e para me futbollistë të elitës dhe të huaj. Korabi do të jetë ekip konkurrues, ndërsa të mërkurën do të marrë rrugë skuadra e re.

[caption id="attachment_12126" align="alignleft" width="300"]Traineri Artan Mergjyshi Trajneri Artan Mergjyshi[/caption]

Pritet vetëm zyrtarizimi i trajnerit Artan Mërgjyshi, pasi akordi mes palëve duket se është arritur. Pjesëtarët e tjerë të stafit të tij do të bëhen me dije disa ditë më vonë, pasi po diskutohen me drejtuesit. Pas kompletimit të stafit, është vendosur që dita e mërkurë ta gjejë grupin në punë. Si fillim do të punohet me lojtarët e sezonit të shkuar, ku asnjë nuk e ka vendin e sigurt dhe më pas do të nisin të bëhen "goditjet" në merkato. Do të qëndrojë një pjesë e mirë e grupit të sezonit të shkuar, ndërsa afrimet do të bëhen të mirëmenduara.

Është menduar që përgatitjet të nisin në kompleksin "Skënder Halili", aty ku Korabi është stërvitur gjatë gjithë sezonit 2015-2016 kur kanë qenë pjesë e Kategorisë së Parë. Drejtuesit e Tiranës dhe ata dibran duket se kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët edhe për këtë sezon.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga