
Partizani dhe Bylis po luajnë takim miqësor prej orës 17:00. Kjo sfidë transmetohet nga RTSH Sport drejtpërdrejt nga stadiumi “Gjorgji Kyçyku”. Stadiumi i Pogradecit tashmë është bërë i famshëm për sfidat miqësore që skuadrat po zhvillojnë gjatë fazës përgatitore.
Më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare. Trajneri Mehmeti ka menduar të bëjë dy ndryshime nga sfida e fundit miqësore me Dinamon. Sota ka zënë vendin e Belicës që mund të konsiderohet i larguar dhe Matondo të Murataj.
Ballshiotët vijnë në këtë takim si kampion të Kategorisë së Parë, ndërsa kërkojnë të masin forcat me “demat” që vijnë pas eksperiencës së dështuar europiane. Kujtojmë se Abissnet Superiore nis më 20 gusht dhe skuadrat janë drejt fundit të përgatitjeve.