
Kukësi do të përballet me Tiranën në javën e 4-të të Kategorisë Superiore. Në ndeshjen që do të zhvillohet në “Kukës Arena”, të besuarit e Shehit do të kërkojnë 3 pikët, përballë verilindorëve që nuk e kanë nisur mirë sezonin e ri.
Tirana vjen në këtë sfidë si kryesuese e kampionatit me 7 pikë të grumbulluara, teksa Kukësi rënditet e fundit me 0 pikë, pasi është mposhtur në të tre ndeshjet e para.
Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të kësaj sfide.
Formacionet Zyrtare:
Kukësi: Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Duka, Basha, Momoh, Fejzaj, Salami, Rivas, Smajli. / Trajner: Stavri Nica
Tirana: Lika, Doka, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Lushkja, Jonuzi, Hila, Hasani, Latifi, Kaina. / Trajner: Orges Shehi