
Futbolli në Shqipëri mbetet problematik, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhënien mes arbitrimit dhe futbollit të luajtur. Lojtarët kontestojnë vendimet, shpeshherë edhe pa të drejtë. Kjo bën që të rritet presioni e kjo nuk është diçka e mirë. Emanuela Rusta, arbitrja e parë femër në Shqipëri, në një intervistë në emisionin ‘’Historia Ime’’ tek ‘’Tv Klan’’ flet ‘’pa doreza’’ për momentet e sikletshme.
“Si e kam marrëdhënien me tifozët? Padiskutim që ka presion, por akoma nuk është përmendur motra ime. Ka pasur ngacmime, por nuk kanë qenë negative. Nuk kam dëgjuar ende një tifoz që të shajë rëndë. Meshkujt kur shohin një figurë femre, stepen. Loja ka acarime dhe kur një futbollist shikon se ka një arbitër femër atëherë përmbahet: “Ok, në rregull”. Nëse do të ishte një arbitër mashkull do ta bënin më të rëndë gjendjen dhe do të flisnin pak ndryshe” – shprehet Rusta.